Konfiskohen 2500 sete mjekësore për infuzion, të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Drejtori i Drejtorisë së Doganave Boban Nikollovski, ka njoftuar se janë sekuestuar 2,500 sete mjekësore për infuzion – gjilpëra, shiringa, kanula dhe sisteme infuzioni, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. Ai theksoi se këtë vit janë sekuestruar mbi 10 mijë copë ilaçe. “Rasti i fundit ku përkushtimi ynë për mbrojtjen e shëndetit të […]

Nëntor 14, 2025 - 16:00
 0
Konfiskohen 2500 sete mjekësore për infuzion, të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Drejtori i Drejtorisë së Doganave Boban Nikollovski, ka njoftuar se janë sekuestuar 2,500 sete mjekësore për infuzion – gjilpëra, shiringa, kanula dhe sisteme infuzioni, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Ai theksoi se këtë vit janë sekuestruar mbi 10 mijë copë ilaçe.

“Rasti i fundit ku përkushtimi ynë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve është qartë i dukshëm është sekuestrimi i 2,500 seteve të infuzionit në zyrën doganore Shkupi 3. Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të materialit mjekësor për infuzion – gjilpërave, kanulave dhe sistemeve të infuzionit, gjatë të cilit u përcaktua se ato ishin mallra kineze, jo mallra gjermane për të cilat ka leje importi”.

“Duke pasur parasysh se setet e infuzionit nuk përputhen me standardet mjekësore në vend, nuk janë të sigurta për përdorim dhe nuk u është lëshuar leje importi, mallrat janë sekuestruar dhe do të shkatërrohen, dhe janë iniciuar procedura përkatëse kundër importuesit”, theksoi Nikolovski.

Ai gjithashtu informoi se vitin e kaluar u parandaluan dy kanale ndërkombëtare për tregti të paligjshme të steroideve anabolike, gjatë të cilave u sekuestruan 600 mijë kilogramë substanca të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.