Konflikti Iran-SHBA/ Apel për shtetasit shqiptarë: Mos udhëtoni në Lindjen e Mesme!

Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Iran, si dhe kërcënimet e vazhdueshme, çka rrisin tensionet mes dy vendeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet në drejtim të Lindjes së Mesme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duhet bërë çmos që të mos ketë asnjë udhëtim në vendet me tensione të përshkallëzuara si Iran apo Irak.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe në Turqi – sqaron Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, teksa publikon në faqen e saj zyrtare edhe numrat e telefonit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey