Konjufca merr detyrën e u.d. Presidentit: Jam i lumtur që po e marr këtë detyrë nga Osmani.

Konjufca u.d. President: Jam i lumtur që po e marr këtë detyrë nga Osmani.

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka marrë detyrën e re nga Vjosa Osmani, e cila deri sot ishte kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së presidentes, raporton Express.

Konjufca e ka falenderuar Osmanin, ndërkaq është shprehur i lumtur që po e merr këtë detyrë nga ajo.

“E falenderoj zonjën Vjosa Osmani… E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes”, tha Konjufca.

Ai i tha Osmanit se është bërë shembull në politikë, duke përmendur se ajo do ta marrë postin e presidentes.

“Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryeisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese”, tha Konjufca.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey