Kontabilistët apelojnë që deputetët të mos e votojnë zgjidhjen e re ligjore, ja çka përmban

Kontabilistët i porositën deputetët që të mos e votojnë propozim-ligjin për realizimin e punëve të kontabilitetit. Ata akuzojnë se nëse ligji i ri miratohet, aktiviteti do të jetë nën pushtim të plotë, shkruan Alsat.

Ligji parashikon ngritjen e një organi të ri që do të ketë për detyrë të kontrollojë punën e kontabilistëve, i cili duhet të jetë i pavarur në punën e tij.

“Ajo që është mjegullnajë e plotë në këtë këshill është e ashtuquajtura pavarësia e tij dhe në fakt vetë ligji e thotë drejtpërdrejt se ky organ për punën e tij i përgjigjet qeverisë dhe anëtarët e tij janë përfaqësues të Ministrisë së Financave. Për çfarë pavarësie të këtij organi flasim kur puna e tij varet nga qeveria dhe Ministria e Financave”, tha për Alsat Aleksandra Andreeva nga Oda e Kontabilistëve.

Kontabilistët theksojnë se asnjë nga propozimet e tyre kryesore nuk është pranuar nga autoritetet. Ata kanë dyshime se me ndryshimet mund t’i duhet t’i paguajnë më shumë para shtetit. Ligji kalon në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pra me flamur evropian, por reagimi i kontabilistëve është se nuk shohin asgjë evropiane në propozim-ligjin në fjalë. Në rast se zgjidhja ligjore kalohet, kontabilistët paralajmërojnë se do të bojkotojnë punën dhe nuk do të zbatojnë zgjidhjen e dëmshme ligjore sipas tyre.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey