Koreja e Veriut teston raketën

Koreja e Veriut teston raketën e re balistike ndërkontinentale.

Koreja e Veriut tha të shtunën se ka testuar me sukses një raketë të re balistike ndërkontinentale ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un u zotua se çdo kërcënim bërthamor do të përballet me armë bërthamore.

Raketa Hwasong-17 fluturoi për 1 orë e 9 minuta dhe udhëtoi 999.2 kilometra në një lartësi maksimale prej 6,040.9 km, tha KCNA (Korean Central News Agency).

Kim tha se testi erdhi si përgjigje ndaj kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, të cilët po ndjekin atë që ai e quajti një politikë armiqësore që mbulon Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Kim u zotua se “nëse armiqtë vazhdojnë të paraqesin kërcënime, partia dhe qeveria jonë do të reagojnë me vendosmëri ndaj armëve bërthamore me armë bërthamore dhe ndaj konfrontimit total me konfrontim të gjithanshëm”.

Është hera e parë që Kim u shfaq me vajzën e tij në publik, duke i dhënë fund spekulimeve për ekzistencën e saj.

Pas testimit të raketës, Japonia dhe Koreja e ..

Pas testimit të raketës, Japonia dhe Koreja e Jugut zhvilluan stërvitje të veçanta ajrore me Shtetet e Bashkuara.

Loading...