KORRIDORI TETË, EDHE PAS NJË DEKADE NUK ËSHTË GATI

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me vite po shënon përparim të ngadalshëm. Edhe në periudhën 10-12 vjeçare kemi një status kuo të tregtisë midis dy shteteve fqinje. Në bazë të të dhënave zyrtare të INSTAT, Entit të Statistikës së Maqedonisë por edhe odave ekonomike, edhe afërsia gjeografike, por edhe marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën si dhe takimet ndërministrore dhe forumet e ndryshme pak kanë lëvizur ndaj një këmbimi më të madh tregtar midis dy shteteve.

BARRIERA TË NDRYSHME

Afaristët me përvojë të gjatë në eksportin dhe importin e mallrave ndërmjet dy vendeve thonë se mos ndërtimi i korridorit tetë në pjesën e Maqedonisë nuk e lehtëson tregtinë midis dy shteteve, mirëpo ai nuk është i vetmi dhe problemi më madh. Kjo, sepse sqarojnë tregtia edhe me probleme të ndryshme , do të gjejë rrugën e përbashkët të bashkëpunimit ekonomik. Drejtori i Kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemali Dauti thotë për gazetën KOHA, se problem për fuqizim të këmbimit tregtar midi..

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me vite po shënon përparim të ngadalshëm. Edhe në periudhën 10-12 vjeçare kemi një status kuo të tregtisë midis dy shteteve fqinje. Në bazë të të dhënave zyrtare të INSTAT, Entit të Statistikës së Maqedonisë por edhe odave ekonomike, edhe afërsia gjeografike, por edhe marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën si dhe takimet ndërministrore dhe forumet e ndryshme pak kanë lëvizur ndaj një këmbimi më të madh tregtar midis dy shteteve.

BARRIERA TË NDRYSHME

Afaristët me përvojë të gjatë në eksportin dhe importin e mallrave ndërmjet dy vendeve thonë se mos ndërtimi i korridorit tetë në pjesën e Maqedonisë nuk e lehtëson tregtinë midis dy shteteve, mirëpo ai nuk është i vetmi dhe problemi më madh. Kjo, sepse sqarojnë tregtia edhe me probleme të ndryshme , do të gjejë rrugën e përbashkët të bashkëpunimit ekonomik. Drejtori i Kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemali Dauti thotë për gazetën KOHA, se problem për fuqizim të këmbimit tregtar midis dy vendeve është edhe korridorit tetë, por ai nuk përbën shqetësimin dhe brengën kryesore për afaristët për rritjen e ndërsjellë të eksportit dhe importit midis dy shteteve fqinje. “Probleme edhe më të mëdha se rrugët e pa ndërtuara janë të natyrës tjetër. Për shembull në Shqipëri zbatohen çmime referente të Evropës karshi prodhimeve të Maqedonisë që mund të eksportohen atje , që në fund e shtrenjton mallin nga Maqedonia në tregun shqiptar për shkak të doganës më të shtrenjtë. Njëherësh Shqipëria nuk e kthen TVSH-në gjatë importit prej Maqedonisë atje, ndërsa ekzistojnë probleme edhe me importin nga Shqipëria tek ne të produkteve me prejardhje shtazore“, thekson Dauti.

BALLKANI I HAPUR

Në ndërkohë, më 29 korrik të vitit të kaluar ishte nënshkruar një memorandum me shtetet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur (Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe Serbisë) për bashkëpunimin për lehtësimin e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor. Memorandumi pritet të sigurojë lëvizjen e lirë të produkteve ushqimore dhe produkteve jo-ushqimore industriale, thonë kompetentët. Për produktet ushqimore, memorandumi përfshin dispozita për sigurinë ushqimore, çështjet veterinare dhe fitosanitare si dhe njohjen e raporteve nga laboratorë të autorizuar zyrtarisht për testimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë me origjinë bimore dhe të përzierë, do të njihen reciprokisht nga autoritetet kompetente të palëve. Për produktet jo-ushqimore industriale në përputhje me rregullat e BE-së, palët do të bëjnë përpjekje për thjeshtimin e procedurave të certifikatave të konformitetit si dhe pranimin e ndërsjellë të raporteve të provave nga laboratorët e akredituar.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se përkundër dhjetëra marrëveshjeve të firmosura në kuadër të Ballkanit të hapur apo drejtpërdrejtë mes qeverive të dy shteteve, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk po bëjnë progres lidhur me shkëmbimet tregtare.

KËMBIMI TREGTAR LË PËR TË DËSHIRUAR

Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, tregojnë se nga mbi 500 mijë ton mallra të shitura në Maqedoninë e Veriut në 2017-n në harkun e muajve janar-shtator, sasia ra në 425 mijë ton në po të njëjtin hark kohor të 2021-shit e pak më shumë se 420 mijë ton këtë vit. Shifrat janë më pozitive në anën tjetër. Nga vit në vit, produktet e Maqedonisë po rrisin prezencën në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga rreth 141 mijë ton mallra të importuara nga Maqedonia e Veriut në harkun e muajve janar-shtator 2017, sasia është rritur në gati 170 mijë ton sivjet. Pozicionit gjeografik, zhvillimi ekonomik i përafërt, bën që Maqedonia dhe Shqipëria të shesin e blejnë nga njëra tjetra mallra të ngjashme. Në krye të listës së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve renditen mineralet e lëndët djegëse, duke u ndjekur nga materialet e ndërtimit, ushqimet e pijet, produktet kimike e plastike dhe ato nga druri, por edhe energjia elektrike, karburantet e metalet. Të dhënat e tjera të INSTAT, tregojnë se eksporti nga Shqipëria në Maqedoni është rritur nga 9.196 milionë lekë në nëntë muajt e parë të vitit 2017 në 12.655 milionë lekë në të njëjtën periudhë të këtij viti. Njëherësh në periudhën janar shtator është rritur edhe importi nga Maqedonia prej 9.184 milionë lekë në 11.918 milionë lekë, tregojnë të dhënat e Institutit shqiptar të statistikave. Mirëpo edhe këto shifra janë të vogla karshi potencialit të madh për bashkëpunim.

AS 200 MILIONË EURO TREGTI

Edhe shifrat e mëparshme të këmbimit tregtar midis dy vendeve nuk janë për të lëvduar, ku vlera e mallrave të eksportuara nga Shqipëria në Maqedoni kishte vlerën prej afër 70 milionë euro, ndërsa Shqipëria kishte importuar mallra në vlerë prej afër 78 milionë euro nga Maqedonia në vitin 2018.

Në bazë të të dhënave zyrtare të INSTAT, edhe afërsia gjeografike, por edhe marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën si dhe takimet ndërministrore dhe forumet e ndryshme pak kanë lëvizur një këmbim më të madh tregtar midis dy shteteve. Sa për ilustrim për tregtinë midis dy vendeve që po lëviz ngadalë, edhe të dhënat e Odës Ekonomike të Maqedonisë për vitin 2010 flasin se Maqedonia në Shqipëri ka eksportuar mallra në vlerë prej 72 milionë dollar dhe ka importuar mallra në vlerë prej afër 23 milionë dollar. Pra edhe në periudhën gati dhjetë vjeçare kemi një status-kuo të tregtisë midis dy shteteve fqinje.

KORRIDORI TETË, EDHE PAS NJË DEKADE NUK ËSHTË GATI

Autostrada Kërçovë-Ohër filloi të ndërtohet në 2014-ën dhe duhej të jetë gati në shkurt të vitit 2018. Kjo rrugë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit, që nga fillimi i ndërtimit ballafaqohet me probleme të ndryshme ku fillimisht nuk ishin parashikuar hyrje-dalje ndaj rrugëve lokale, ndërsa një pjesë e rrugës ishte e parashikuar të ndërtohet mbi rezervuarin që furnizon Kërçovën me ujë. Prokuroria publike Speciale në bazë të indicieve nga përgjimet jo legale apo “bombat”, hapi rastin kundër ish funksionarëve të pushtetit të dyshuar për marrjen e mitës si dhe për mënyrën e udhëheqjes së procedurës së tenderit. Nga ana tjetër edhe Enti Shtetëror i Revizionit konstatoi se ndërtimi i autostradave të reja po zhvillohet me tempo të ngadalshme, ekziston vonesë e punëve ndërtimore si dhe realizimit financiar të punëve të planifikuara dhe kontraktuara. Për qasje më të lehtë dhe më shpejtë drejt për drejtë në portin e Durrësit , kamionët preferojnë të përdorin rrugën e kombit dhe autostradën “Arben Xhaferi”. Biznesi vendor është në pritje të alternativës modern të udhëtimit nëpër Maqedoni drejt Qafë Thanës, që do të sillte mundësi të mira që jo vetëm biznese lokale por edhe të tjera, të gjenerojnë të ardhura nga mjetet transportuese e mallrave. Pritet që ai të përfundohet në vitin 2023.

PARTNERËT TREGTAR

Maqedonia e veriut në periudhën janar-shtator 2022, këmbimin më të madhe tregtar e ka realizuar me Gjermaninë, Britaninë e madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. Të pasuar nga Kina, Turqia, Italia, Kosova dhe Hungaria. Shqipëria nuk renditet as në 20 vendet e para lidhur me këmbimin tregtar të Maqedonisë, tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave të Maqedonisë. Të dhënat e Instat tregojnë se shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 59.5 për qind të gjithë tregtisë. Në periudhën janar-shtator 2022, partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29.4 për qind), Turqia (8.4 për qind), Greqia (7.2 për qind) dhe Gjermania (6.6 për qind). /koha/

Loading...