Kosnett, Palmer dhe Donika Gërvalla shihen duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë

Palmer, Kosnett dhe Donika Gërvalla shihen duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë.

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla janë parë ditën e sotme së bashku në një kafene në Prishtinë.

Demokracia com ka publikuar fotografi të Palmer, Kosnett e Gërvallës, ku shihen duke pirë kafe bashkë.
Kujtojmë se Palmer po qëndron për vizitë tre ditore në Kosove, ku është takuar me krerët e institucioneve dhe ata të opozitës.

Pas takimeve, përmes një konference për media, Palmer ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se SHBA-ja është duke punuar në mënyrë aktive më ekipin e Miroslav Lajçak, në mbështetje, siç ka thënë ai, të arritjes së një marrëveshjeje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey