Kosnett takon Sveçlën: Diskutim i mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se këtë mëngjes pasur një diskutim të mirë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Kosnett ka shkruar në Tëitter se ka diskutuar me Sveçlën lidhur me çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

“Diskutim i mirë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbi çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen këtë mëngjes. Të inkurajuar të dëgjojmë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Kosnett.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey