Kosnett u drejtohet liderëve të rajonit: Fati i të pagjeturve nuk duhet të jetë peng i politikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë pneg të politikës së tyre.

Kosnett ka thënë se e vlerëson përparimin e fundit në lidhje me këtë çështje.

Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkroi ambasadori amerikan.

Kryeministri Albin Kurti sot ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve nëse për të pagjeturit do të diskutojë në vizitën që do ta fillojë sot në Bruksel, ku do të takohet me liderët e institucioneve të BE-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey