Kosova aranzhon tri ndeshje miqësore, të gjitha do të luhen në udhëtim

Përfaqësuesja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor dhe të tri duelet do të zhvillohen në udhëtim. Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest. Ndërkaq, testin e radhës, […]

shkurt 6, 2024 - 23:00
 0  4
Kosova aranzhon tri ndeshje miqësore, të gjitha do të luhen në udhëtim

Përfaqësuesja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor dhe të tri duelet do të zhvillohen në udhëtim.

Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.

Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për aranzhimin edhe të miqësores së dytë për qershor dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër.

Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të tërhiqet më 8 shkurt.

FFK së shpejti pritet të publikoj edhe emrin e trajnerit të ri që do ta drejtoj Kosovën pas largimit të sllovenit Primoz Gliha.