“Kosova është fortesë e ISIS-it”, gazetari i njohur i reagon ashpër deputetes gjermane

Ajo pati deklaruar se në Kosovë po zhvillohet ISIS-i
Michael Martens, gazetar gjerman, ka sfiduar deklaratat e deputetes së Bundestagut, Zaklin Nastiç, nga E Majta, e cila ka pretenduar se Kosova është “fortesë” e ISIS’it.

Martens, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, ka thënë se dëshiron të dijë se prej ku e ka marrë këtë informacion, shkruan Express.

“Zaklin Nastiç, shpresoj që nuk do të më bllokosh edhe mua si të tjerët, por desha t’i bashkangjitem pyetjeve të kolegëve. Në çfarë të dhënash, raportime apo gjetjesh mbështetet pohimi juaj, se Kosova është “fortesë e ISIS’it””, ka deklaruar ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey