Kosova humb miqësoren, mposhtet nga Suedia

Xhesika vishet në fustan të ngushtë, gati të ‘shpërthejë’

Xhesika vishet në fustan të ngushtë, gati të ‘shpërthejë’Në Doha të Katarit, ka përfunduar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës. Në pasditën e sotme, në turneun e janarit në Doha, Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Suedia.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Al Ahli Stadium”, Kosova pësoi humbje me rezultatin minimal 1-0 nga skandinavët.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga djemtë e Bernard Challandes, por pa gola.

Ndërkaq, pjesa e dytë ishte më e balancuar, derisa Suedia e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 74-t përmes Simon Hedlund.

Ashtu edhe siç pritej, përzgjedhësi Challandes testoi shumicën e futbollistëve të ftuar, si dhe ata të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në mars në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey