Kosova humbet nga Greqia, përkundër pritjeve për fitore

Kosova nuk ia del të marrë pikë ndaj Greqisë as në transfertë, ku u mposht me rezultatin 2-0.

“Dardanët” rezistuan deri në minutën e 71-të pa pësuar, por pikërisht 19 minuta para përfundimit të kohës së rregullt u ndëshkuan nga Giakoumakis.

Pas zhbllokimit të rezultatit ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të sulmit të tifozëve grekë ndaj mbështetësve “dardanë”.

Kosova tentoi me të gjitha mënyrat për të shmangur humbjen, madje në minutën e fundit shtesë edhe portieri Aro Muric la portën për të shënuar, por pikërisht në këtë moment përfituan vendësit që realizuan edhe golin e dytë.

Me katër fitore në katër ndeshje Greqia ka siguruar vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B, ndërsa Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, katër më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey