Kosova kryen stërvitjen në “Friends Arena”, gati për Suedinë

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët kanë zbritur mbrëmjen e së premtes në stadiumin modern “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, aty ky nesër do të ketë edhe mijëra bashkëatdhetarë tanë në përkrahje të Kosovës.

Në stërvitjen e fundit djemtë dardanë janë shfaqur me disponim dhe humor të mirë, teksa me padurim e presin ndeshjen e nesërme, ngase pas shumë kohësh do të luajnë në një stadium të stërmbushur me tifozë, e ku një pjesë e madhe e tyre do të jenë zë i fuqishëm dhe motivues për ekipin tonë kombëtar, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet më të ulët dhe kryesisht i ka shërbyer lojtarëve për t’u ambientuar me fushën.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey