Kosova në Spanjë, sot nis misioni për ndeshjen e vështirë

Spanja nuk ka bindur me paraqitje në dy ndeshjet e javës së kaluar. Barazoi 1:1 në shtëpi me Greqinë dhe fitoi 2:1 ndaj Gjeorgjisë, me gol në kohën shtesë. Më 17 nëntor të vitit të kaluar Spanja kishte fituar 6:0 ndaj Gjermanisë. Gjasat që spanjollët të luajnë rresht tri ndeshje të dobëta nuk vlerësohen të mëdha. Kështu që Kosovën të mërkurën e pret ndeshje shumë e vështirë. Kosova ka dëshpëruar me paraqitje ndaj Suedisë, të dielën, dhe tani e pret një ndeshje me kundërshtar dukshëm më të madhE hëna ishte e rezervuar për udhëtim për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Nuk ka pasur stërvitje në Prishtinë, ku Përfaqësuesja ishte paradite, e as në Sevilla të Spanjës, ku lojtarët e Kosovës u vendosën pasdite.Kështu që misioni për ndeshjen shumë të vështirë ndaj Spanjës fillon të martën (sot). Kosova në Sevilla do të ketë vetëm një stërvitje, në stadiumin ku do të luhet ndeshja, atë “Estadio de la Cartuja”.Ndeshja Spanjë – Kosovë luhet të mërkurën nga ora 20:45. I takon Grupit B të eliminatoreve evropiane për botërorin “Katari 2022”.

Spanja e Kosova takohen për herë të parë. Dhe natyrisht Spanja është favorite e madhe. Ndeshjen e fundit që e ka luajtur në Sevilla, Spanja e ka fituar 6:0. Madje ndaj Gjermanisë së fuqishme, më 17 nëntor të vitit të kaluar.Në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botëror, Spanja përballë kishte rivalë dukshëm më të vegjël. Por ka hequr shumë më tepër se ndaj Gjermanisë. Më 25 mars ndaj Greqisë në Granada, luajti vetëm 1:1. Ndërkohë të dielën fitoi 2:1 ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi. Spanjollët u desh të ktheheshin nga disavantazhi, kurse golin e fitores e shënuan vetëm në minutën e 92-të, në kohën shtesë.Ka pak gjasa që një superfuqi e futbollit si Spanja të ketë tri ndeshje të dobëta rresht. Kështu që ka rrezik që ndaj Kosovës spanjollët të mundohen të shfaqin gjithë potencialin që kanë. Dhe në një ditë të mirë të spanjollëve, sfida për Kosovën do të ishte shumë e madhe.Kosova, njëjtë si Spanja, nuk po kalon momentin më të mirë. Të dielën mbrëma “dardanët” pësuan 3:0 nga Suedia në “Fadil Vokrri”. Kosova ka shfaqur pak në pjesën e parë e thuajse asgjë në të dytën. Dhe suedezët morën fitore të madhe që i dërgoi në vendin e parë në grup. Suedia pritet ta sfidojë Spanjën për vendin e parë në grupin B, ndërsa Kosovës i mbetet të zhvillojë garë të fortë me Greqinë e Gjeorgjinë për pozitat tjera. Vendi i parë ofron biletën për në Botëror, ndërsa i dyti dërgon në barazh. Aktualisht Kosova është e fundit në grup.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey