Kosova nënshkruan marrëveshje diplomatike me këtë shtet

Kosova dhe Antigua dhe Barbuda kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Sapo nënshkruam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Antiguas dhe Barbudas”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ka publikuar edhe një fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.

Për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Antiguas dhe Barbudas ka folur edhe ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

“Ky është një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Chet Greene, të cilin thotë ta ketë falënderuar atë për “këtë kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për të punuar ngushtë në çështje të rëndësishme për dy vendet tona”.

The post Kosova nënshkruan marrëveshje diplomatike me këtë shtet appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 3:16 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147003
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit