Kosova sot luan ndeshjen e parë për vitin 2020, ja më kë përballet

Kosova luan sot.

Kombëtarja e Kosovës do të zbres sot në fushën e blertë.

Dardanët luajnë sot ndeshjen e parë për vitin 2020, kundër kombëtares skandinave, Suedisë, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve do të luhet në Doha, në një terren neutral, dhe nuk do të jetë e regjistruar në kalendarin e FIFA.

Sipas kohës sonë, ndeshja do të luhet me fillim nga ora 15:45, dhe të drejtat për transmetim i ka RTK.

Kujtojmë se në këtë ndeshje disa lojtarë do të kenë rastin që për herë të parë të veshin fanellën e madhe të Kosovës.

Shpresojmë që Dardanët ta nisin mbarë këtë vit kalendarik, dhe të marrin një fitore kundër Suedisë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey