Kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë në fundjavë, radhë të gjata në Morinë

Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë.

Ashtu sikurse pritej pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka pritur fluks të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Kosova që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar kur situata nga pandemia ka qenë më e rënduar, qytetarët e Kosovës edhe këtë vit duket se do të jenë gjallëria kryesore e turizmit në bregdetin shqiptar.

Për shkak të fluksit policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey