Kostadinov: VMRO-DPMNE bllokon, ndërsa LSDM miraton ligje të rëndësishme për qytetarët

Zëdhënësi dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadionov në konferencë për shtyp tha se janë miratuar ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune ku mundësohet pensionimi me i grave me 62 vjet dhe 64 te burrat, ndërsa marrëdhënia e punës mund të vazhdohet deri në 67 vjet për kuadrot në shëndetësi dhe në arsim të lartë.

“I votuam ndryshimet në Ligjin për ushqim të subvencionuar studentore. Me këto ndryshime në ligj mundësohet që shfrytëzuesit të subvencionojë ushqimin dhe ta realizojë këtë të drejtë çdo kund, ndërsa me këtë ligj përfshihen 15 milionë euro që do të përfundojnë te 40 mijë studentë”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se edhe Mali Sharr është shpallur si park nacional dhe se të gjitha këto masa ndikojnë pozitivisht në cilësinë e jetës.

“Në ndërkohë çfarë bëri VMRO-DPMNE gjatë ditës së djeshme? Dje OBRM-PDUKM vazhdoi me lajme të rreme për gjuhën maqedonase edhe pse Qeveria dhe LSDM vazhdimisht e përsëritën qëndrimin se gjuha maqedonase nuk është në bisedime”, tha mes tjerash.

Ai shtoi se partia opozitare maqedonase ofron lajme të rreme, dhunë dhe vepron kundër interesave të qytetarëve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey