Kostoja e jetesës është rritur me 8.8 për qind në Maqedoni

Kostoja e jetesës në muajin mars është rritur me 8.8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 9.6 për qind.

Krahasuar me muajin shkurt, ka rritje prej 1,6 për qind, kurse çmimet e shitjes me pakicë për 1,5 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Në njoftim gjithashtu thuhet se inflacioni është në rritje e sipër, ndërsa të gjitha këto anomali janë shkaktuar shkaku i pandemisë dhe luftës në Ukrainë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey