Kostovski të premten do të shpallë të vërtetën për falimentimin e “Eurostandard Bank”

Biznesmeni i njohur dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski ka paralajmëruar se të premten do të bëj publike të vërtetën e falimentimit të “Eurostandard Bank”.

Ja paralajmërimi i tij për publikimin e raportit që nxjerrë të vërtetën për falimentimin e bankës së njohur në Maqedoninë e Veriut:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Me zemër krenare dhe mendje të kthjellët, sot ju njoftoj zyrtarisht se më 22 gusht 2022 në Shkup do të shpallet raporti i hetimit tim privat lidhur me falimentimin e Eurostandard Bank, i cili është kryer në 15 muajt e fundit.

Ky raport është bërë nga ekipi i ekspertëve të krimit bankar nën drejtimin e z. Drago Kos. Në prezantimin e tij para publikut vendor do të marrin pjesë ekspertë eminentë të sistemit bankar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Më ndiqni në luftën kundër krimit të organizuar! Le të zbulojmë të vërtetën që ata u përpoqën të fshihnin!”, ka shkruar Kostovski. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey