Kovaçevski flet para takimit me Taravarin: Pse po zhvillohet takimi?!

“Gjithçka që flitet për takimin e sotëm me kryetarin në detyrë të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari dhe hyrja e kësaj partie në qeveri është pjesë e spekulimeve”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, takimi i sotëm me Taravarin është vazhdimësi e takimit të liderëve që u zhvillua gjatë periudhës së kaluar me liderët e të gjitha partive politike parlamentare.

“Në periudhën e ardhshme planifikoj të zhvilloj takime individuale me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, për të vazhduar diskutimin për vendimet që duhet të merren për të ardhmen evropiane të vendit, të cilat kërkojnë një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror”, tha Kovacevski pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë turke “Teknopanel” për investim në TIRZ Shkup.(INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey