Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e gatshme të pranojë ukrainasit që ikin nga lufta

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara gjatë pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GlobeSec Bratislava 2022”, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pati një takim dypalësh me zv. kryeministren e Ukrainës përgjegjëse për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishina.

Në takim, kryeministri Kovaçevski dënoi agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht para vitit 2014.

Kovaçevski në takim me zv. kryeministren e Ukrainës, Stefanishina, shprehu respekt për mbrojtjen e guximshme të Ukrainës dhe rezistencën heroike të popullit të këtij vendi në mbrojtjen e vendit të tyre.

Në bisedë, kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për mbështetje të plotë politike dhe praktike për ndihmën ndaj Ukrainës dhe në këtë drejtim theksoi vendimin për rihapjen e ambasadës së RMV-së në Kiev si një shenjë tjetër solidariteti me Ukrainën dhe mbajtjen e marrëdhënieve dypalëshe në kushtet e luftës.

Maqedonia e Veriut, tha Kovaçevski, iu bashkua përpjekjeve të udhëhequra nga BE-ja për organizimin e ndihmës efektive humanitare përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dhe është e gatshme të pranojë dhe të strehojë të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje, që ikin nga lufta në Ukrainë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey