Kovaçevski: Me rritjen e pagave treguam se punëtorët janë në vend të parë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në shoqërinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, kryetarin e Probishtipit, Dragan Anastasov, në kuadër të vizitës në Komunën e Probishtipit sot e vizitoi edhe kompaninë “Bulmak 2016” e cila është një shembull i shkëlqyer për punën e suksesshme dhe strategjinë e qartë të biznesit.

Me viziton dhe strategji të qartë të biznesit, theksoi Kovaçevski, ata nga miniera “Zletovë”, si kompani në falimentim, për një periudhë të shkurtër kohore kanë bërë tregim të suksesshëm ekonomik.

“Ministra ‘Zletovo’ e cila është me rëndësi esenciale për qytetin dhe rrethinën, është vendi ku janë të punësuar 454 inxhinierë dhe minatorë, diçka që i ka dhënë fuqi dhe elan këtij qyteti që të shkojë në progres. Madje edhe në kohë të krizës dhe të pandemisë me KOVID-19 ‘Bulmak 2016’ është radhitur në 30 kompanitë më të suksesshme në vend”, ka thënë Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, miniera është një prej treguesve kryesorë të ekonomisë tonë. Me rreth 100 miniera aktive, së bashku me aktivitetet shoqëruese që e rrethojnë, ky sektor punëson rreth 10.000 njerëz dhe merr pjesë me më shumë se 10 për qind në prodhimtarinë e përgjithshme industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në emër të respektit dhe njohjes dinjitoze për punën e rëndë të minatorëve, kjo Qeveri e përmbushi kërkesën e tyre shumëvjeçare për uljen e kufirit të moshës për pensionim dhe përmirësoi një padrejtësi të madhe. Me ndryshimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, tani minatorët në vend se në moshën 58-vjeçare, të drejtën e pensionit mund ta realizojnë në moshën 50-vjeçare. Kujdesi për punëtorët dhe për qytetarët është në vend të parë të kësaj Qeverie. Edhe në kushte të kizës më të madhe botërore vazhdojmë politika të cilat e nxisin rritjen e pagës mesatare e cila tejkaloi 30.000 denarë”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Përkujtoi se pensionet përjetuan rritjen më të madhe historike, së pari, siç tha, përmes harmonizimit të bërë në fillim të këtij viti përmes ndryshimit të metodologjisë dhe harmonizimit i cili do të vijojë në muajin tetor.

Trendi i rritjes dhe zhvillimit të kompanisë, vlerësoi Kovaçevski, është i rëndësishëm edhe për zhvillim të qëndrueshëm të qytetit dhe komunës Probishtip.

Në mënyrë plotësuese, theksoi se “Bullmak 2016” është rezultat i lidhjeve të mira ekonomike me Bullgarinë fqinje, me potencial për përparim plotësues.

“Republika e Bullgarisë është partneri ynë i gjashtë më i madh tregtar dhe kemi shkëmbim të përgjithshëm tregtar prej mbi 581 milionë euro. ‘Bullmak 2016’ është shembull për bashkëpunim të përbashkët në investime i cili duhet të ndiqet. Bullgaria fqinje është në mesin e dhjetë partnerëve tanë më të mëdhenj tregtar, siç është Greqia dhe Serbia fqinje”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey