Kovaçevski në Beograd në konferencë për investime në energjetikë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendës kryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot në Beograd do të marrin pjesë në Konferencën rajonale për investime në burime ripërtëritëse të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në organizim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë.

Kryeministrin Kovaçevski, së bashku me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija do t’i presin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Andreas B. Eriksen, zëvendës ministër i Energjetikës dhe i dërguar i posaçëm i kryeministrit të Mbretërtisë së Norvegjisë.

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor është paraparë të marrin pjesë në hapjen zyrtare të konferencës dhe në panel diskutimin kushtuar mundësive për investime në vendet e Ballkanit..

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendës kryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot në Beograd do të marrin pjesë në Konferencën rajonale për investime në burime ripërtëritëse të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në organizim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë.

Kryeministrin Kovaçevski, së bashku me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija do t’i presin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Andreas B. Eriksen, zëvendës ministër i Energjetikës dhe i dërguar i posaçëm i kryeministrit të Mbretërtisë së Norvegjisë.

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor është paraparë të marrin pjesë në hapjen zyrtare të konferencës dhe në panel diskutimin kushtuar mundësive për investime në vendet e Ballkanit Perëndimor nga ana e investitorëve norvegjezë.

Është paraparë edhe pres konferencë e përbashkët, ku do të flasin Kovaçevski, Vuçiq, Rama, Abazoviq dhe Tegeltija.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, konferenca rajonale organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën ekonomike nordike, Biznes asociacionin Norvegji-BeH dhe partnerët për bashkëpunim në sferën e energjetikës.

Loading...