Kovaçevski nuk e pranon ofertën e Abazoviqit për vizitë të përbashkët në Ukrainë

Nga Qeveria për TV21 njoftuan se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev. Nga kabineti i Kovaçevskit bëjnë me dije se axhenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.

“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thonë nga Qeveria për TV21.

Abazoviq paraprakisht kishte pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për ë vizituar Kievin pas çka inicoi idenë që bashkë me të, të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey