Kovaçevski paralajmëron fokus në ekonomi, punë të ndershme dhe efikasitet në institucione

Lideri i LSDM-së, dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij për fundvit, deri te qytetarët dërgoi porosi se gjatë vitit 2022, ekipi i tij “të motivuar po hyjnë për një fillim të ri”, dhe se do të punojnë për përmirësimin e standardit jetësor.

“Viti 2022 do të jetë vit i sfidave të reja, veçanërisht në pjesën e energjetikës dhe pandemisë me korona virusin, por do të jetë dhe vit i sukseseve të përbashkëta në plan shoqëror, social dhe para se gjithash ekonomik. Me fokus në ekonomi, efikasitet në institucione, përgjegjësi dhe ndershmëri të përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve. PAga minimale duhet të vazhdojë të rritet, e me të dhe pagat mesatare, pensionet, derisa papunësia do të bie. Këtë do ta arrijmë me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar, së bashku me ekipin tim dhe së bashku me ju qytetarë”, shprehet Kovaçevski.

Lideri i ri i LSDM-së dhe mandatari i ri, beson se e ardhmja e vendit tonë është në BE dhe se nuk do të heqin dorë nga ajo. Thotë se do të punojë për përmbushjen e këtij qëllimi strategjik.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey