Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq shkojnë në samitin e BE-së në Bruksel

Pas konsultimeve të ndërsjella, tre liderët e vendeve të përfshira në “Open Balkans” vendosën të nisen për në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perënidmor.

Parlamenti bullgar sot do të diskutojë propozimin francez për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë. Kjo po ndodh në një kohë pasigurie të madhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të marrë pjesë në Samitin e BE-së të enjten. Ai ka konfirmuar sot në profilin e tij zyrtar në Facebook se së bashku me dy liderët e tjerë të Ballkanit të Hapur, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq kanë vendosur të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Ai tha se Maqedonia e Veriut ka miq të dëshmuar në vendet anëtare të BE-së, të cilët shikojnë nga e ardhmja, për dallim nga e kaluara dhe nga e cila vendi dhe Shqipëria, por edhe rajoni kanë mbështetje të plotë në përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin në BE.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter konfirmon pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të BE dhe tregon pse: “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”.

Kryeministri Rama dje në Facebook shkroi se liderët e Open Balkans zhvilluan sot një takim të jashtëzakonshëm përmes video-lidhjes dhe diskutuan për qëndrimet kombëtare të secilit vend, perspektivat rajonale, si dhe për dinamikën e procesit të integrimit evropian. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey