Kovaçevski: Shqipëria është shtet demokratik, u bëj thirrje maqedonasve atje që të regjistrohen dhe të tregojnë prejardhjen maqedonase

Unë edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, respektivisht të gjithë banorëve të Shqipërisë që janë me përkatësi etnike maqedonase, lirisht le ta shprehin prejardhjen e tyre etnike, prejardhjen maqedonase në regjistrimin e ardhshëm në Shqipëri, kështu u përgjigj fillimisht sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratat të fundit nga Bullgaria ndaj komunitetit maqedonas në Shqipëri, përcjell TV21. Kovaçevski tha se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vizituar komunitetin maqedonas në Shqipëri dhe se janë siguruar se Shqipëria respekton të gjitha të drejtat e pakicave.

“Shqipëria është shtet demokratik, ku garantohen të gjitha liritë dhe secili qytetar mundet ta shpreh vetpërcaktimin në secilën bazë dhe në këtë normalisht se kam marrë vërtetim, por nëse dikujt i shkurtohen të drejtat, atëherë të gjitha institucionet në Shqipëri, ashtu siç është edhe në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me të njëjtën çështje janë të hapura, nuk ka ..

Unë edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, respektivisht të gjithë banorëve të Shqipërisë që janë me përkatësi etnike maqedonase, lirisht le ta shprehin prejardhjen e tyre etnike, prejardhjen maqedonase në regjistrimin e ardhshëm në Shqipëri, kështu u përgjigj fillimisht sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratat të fundit nga Bullgaria ndaj komunitetit maqedonas në Shqipëri, përcjell TV21. Kovaçevski tha se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vizituar komunitetin maqedonas në Shqipëri dhe se janë siguruar se Shqipëria respekton të gjitha të drejtat e pakicave.

“Shqipëria është shtet demokratik, ku garantohen të gjitha liritë dhe secili qytetar mundet ta shpreh vetpërcaktimin në secilën bazë dhe në këtë normalisht se kam marrë vërtetim, por nëse dikujt i shkurtohen të drejtat, atëherë të gjitha institucionet në Shqipëri, ashtu siç është edhe në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me të njëjtën çështje janë të hapura, nuk ka asnjë problem rreth institucioneve të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kovaçevski.

Ndryshe, shoqata në Bullgari kohë më parë deklaronin se në Shqipëri nuk ka pakicë maqedonase, pasi ata i përkasin pakicës bullgare, këto deklarata ngjallën reagime të shumta në Shqipëri, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Loading...