Kovaçevski sot mbledh partnerët e koalicionit: Zgjedhje të parakohshme apo të rregullta?!

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot pasdite është caktuar mbledhja e krerëve të partive të koalicionit qeveritar. Takimi është thirrur nga kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Në Këtë takim janë ftuar liderët e BDI-së, Alternativës, PDSH, PLD, LD, DOM si dhe partitë e tjera të koalicionit, përfshirë ato të pakicave, përcjell INA.

Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi se pret që në këtë takim të rikonfirmohet qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale. Me këtë ai sinjalizoi se nuk pret kushtëzimet dhe thirrjet e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të partive opozitare shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

I pyetur nëse do të diskutohet nesër për qëndrimin e vendit për Bullgarinë nëse nuk marrim datë, Kovaçevski u përgjigj se secili mund ta shprehë mendimin e tij, por qëllimi i takimit është që të diskutohet gjithçka që është bërë për të përballuar krizën gjatë kësaj qeverie dhe çfarë mund të ndërmerret në të ardhmen.

Ky takim i partnerëve të koalicionit vjen pas protestës së VMRO-DPMNE-së mbrëmë para Qeverisë, ku u bë thirrje që këtë verë të caktohet data për zgjedhje të parakohshme, në të kundërtën do të ketë bllokadë totale të institucionit të Kuvendit dhe forma tjera nga ana e opozitës. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey