Kovaçevski: Zvogëlim shtesë prej 100 milionë eurosh në shpenzime joproduktive nga buxheti

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e mbrëmshme në televizionin “Sitel” bëri të ditur se aktualisht janë duke punuar në një ribalancim të Buxhetit, i cili do të përfshijë shkurtime shtesë prej 100 milionë eurosh në shpenzime joproduktive.

“Do të ketë një shkurtim shtesë prej 100 milionë euro të kostove joproduktive, të cilat nuk duhet të bëhen këtë vit, përveç asaj që u bë me shkurtimin 8% të shpenzimeve në vitin e kaluar dhe masat shtesë të bëra në 100 ditët e para nga Qeveria për kufizimin e shpenzimeve”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se është planifikuar që deri në fund të majit të përfundojë buxheti plotësues dhe të futet në procedurë parlamentare.

“Për momentin janë duke u shqyrtuar edhe të gjitha opsionet për mbulimin e atij deficiti, sepse në këto kohë çmimi i kapitalit po rritet”, tha Kovaçevski, i cili theksoi se të gjitha bisedimet po zhvillohen në mënyrë që të sigurohen mjete me kosto sa më të ulët të kapitalit në treg në këto kushte.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey