Krah për krah me vëllain dhe jo me babanë/ Publikohet pamjet nga dasma e shqiptares që u vra nga i ati në Australi

Vrasja tragjike e të rinjve, Lindita dhe Veton Musai ka tronditur Australinë dhe jo vetëm. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga vdekja e çiftit, mediat e huaja vijojnë të japin detaje nga jeta e tyre, që u pre në mes pabesisht.

Ata janë njohur qëkur ishin adoleshentë dhe prej 5 vitesh ishin lidhur me njëri-tjetrin. Çifti kishte planifikuar që së shpejti të kishin edhe fëmijë, por kjo ëndërr u shua përgjithmonë.

Mediat e huaj kanë publikuar edhe fotot e fundit të vajzës me familjen e bashkëshortit të saj, ku duket qartë se ata ishin një familje e lumtur.

25-vjeçarja Lindita Musai dhe 29-vjeçari Veton Musai u vranë në derën e përparme të shtëpisë nga babai i saj, 55-vjeçari Osman Shaptafaj.

Ata sapo ishin kthyer nga një udhëtim, ku kishin festuar përvjetorin e parë të martesës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey