Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së, cënon marrëdhëniet Shkup-Prishtinë

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi për arrestimin e veteranëve të UCK-së në këtë shtet, veprim që Krasniqi e ka quajtur të papranueshëm që sipas tij, cenon raportet ndërshtetërore. Krasniqi që ka pritur në takim kryekuvendarin nga Maqedonia e Veriut ka kërkuar që […]

Nëntor 25, 2024 - 21:00
 0  6
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së, cënon marrëdhëniet Shkup-Prishtinë

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi për arrestimin e veteranëve të UCK-së në këtë shtet, veprim që Krasniqi e ka quajtur të papranueshëm që sipas tij, cenon raportet ndërshtetërore.

Krasniqi që ka pritur në takim kryekuvendarin nga Maqedonia e Veriut ka kërkuar që faktori shqiptar të angazhohet në ndaljen e përndjekjeve.

“Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve”, ka shkruar kreu i PDK-së opozitare.

Sipas tij, partia që ai drejton mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut.

“Sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, shkroi Krasniqi.