Krasniqi në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg

Të dielën e kësaj jave në ora 13:00 në Strasburg do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të UÇK-së. Mbështetje këtij organizimi i dha edhe ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 16 nëntor të gjitha rrugët çojnë në Strasburg, duke ju bërë thirrje qytetarëve që

Nëntor 14, 2025 - 17:00
 0
Krasniqi në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
Krasniqi në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg

Krasniqi në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg

Të dielën e kësaj jave në ora 13:00 në Strasburg do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të UÇK-së.

Mbështetje këtij organizimi i dha edhe ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 16 nëntor të gjitha rrugët çojnë në Strasburg, duke ju bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në organizim.

“Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet.

Më 16 nëntor, protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë, me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën tonë kudo që është, të bashkohen në këtë thirrje të përbashkët për drejtësi dhe për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.