Krasniqi: Nuk e fshehi preferencën time për Bedri Hamzën

Të hënën do të mbahet Konventa e PDK-së e ku do të shpallet kryetari i ri. Këtë e bërë të ditur Memli Krasniqi në konferencën për media, pasi dha lajmin e vendimit të tij për t’u dorëhequr nga pozita. “Sot, si një thirrje prej zemrës, dua të ftoj të gjithë që të bashkohemi dhe të

Nëntor 12, 2025 - 18:00
 0
Krasniqi: Nuk e fshehi preferencën time për Bedri Hamzën
Krasniqi: Nuk e fshehi preferencën time për Bedri Hamzën

Krasniqi: Nuk e fshehi preferencën time për Bedri Hamzën

Të hënën do të mbahet Konventa e PDK-së e ku do të shpallet kryetari i ri.

Këtë e bërë të ditur Memli Krasniqi në konferencën për media, pasi dha lajmin e vendimit të tij për t’u dorëhequr nga pozita.

“Sot, si një thirrje prej zemrës, dua të ftoj të gjithë që të bashkohemi dhe të jemi më të bashkuar se kurrë më parë, sepse PDK-ja e ka për detyrë t’i dalë zot vendit. Kosova sot po përballet me një sfidë stagnimi, dhe vendi ka nevojë për një udhëheqje të vërtetë një udhëheqje që vetëm PDK-ja mund ta ofrojë.  PDK-ja ka shumë energji, shumë vullnet dhe shumë zemra që rrahin për Kosovën. Kjo është arsyeja pse unë besoj në një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Të dashur miq, sot, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, kam thirrur Konventën e Partisë, e cila do të mbahet të hënën, ku do të shpallet Kryetari i ri. Në fund, dua t’ju them një faleminderit të madh qytetarëve, votuesve dhe ekipit tim të jashtëzakonshëm”, tha ai.