Krasniqi synon ta mbrojë titullin e kampionit botëror më 9 tetor

Boksieri kosovar ia ka ofruar rimeçin gjermanit Dominic Bosel, junikasi synon të mbetet kampion botëror

Haxhi Krasniqi do të zbresë përsëri në ring.

Boksieri kosovar ia ka dhënë mundësinë e rimeçit Dominic Boselit.

Junikasi e kishte fituar duelin e 10 tetorit të vitit të kaluar ndaj boksierit gjerman me vendim të gjyqtarëve.

Me këtë rast, Krasniqi ishte shpallur kampion i botës në peshën gjysmë të rëndë në versionet IBO e WBA.

E tash, boksierët do t’i kryqëzojnë dorëzat muajin tjetër në “Getec Arena” të Magdeburgut në Gjermani.

Ky meç do të zhvillohet më saktësisht më 9 tetor, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi është duke u përgatitur qe një kohë për këtë meç.

Në konferencë për shtyp, ai sot është shprehur se do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës.

Nga ana tjetër, Bosel insiston se do ta rrëzojë nga froni Robin Krasniqin.

34 vjeçari kosovar i ka 51 fitore e 6 humbje në boksin profesionist.

Kurse, kundërshtari i tij gjerman i ka 30 fitore e 2 humbje.

Krasniqi do të boksojë pas një viti.

Kurse, Bosel e kishte mundur çekun Ondrej Budera në maj të këtij viti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey