Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës
Krenar Lloga, një nga figurat e njohura të Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e krahut të Ziadin Selës, ka njoftuar sot largimin nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet The post Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Krenar Lloga, një nga figurat e njohura të Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e krahut të Ziadin Selës, ka njoftuar sot largimin nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet që ka mbajtur brenda subjektit. Në një deklaratë të gjatë drejtuar bashkëpartiakëve dhe qytetarëve, Lloga e cilëson vendimin si të vështirë, por të domosdoshëm pas një periudhe reflektimi.
Ai thotë se përgjatë dhjetë viteve në parti ka dhënë “zemrën, mundin dhe shpirtin”, ka punuar me njerëz të përkushtuar, por nuk e ka fshehur se ka pasur edhe zhgënjime gjatë rrugës. Lloga kërkon ndjesë për çdo fjalë apo veprim që mund të ketë lënduar dikë, duke theksuar se gjithmonë ka thënë të vërtetat e tij pa llogaritur koston.
Në deklaratë, ai përmend rrënjët familjare dhe sfidat e rritjes në një ambient të ashpër politik gjatë Jugosllavisë, duke theksuar se fryma kombëtare dhe atdhedashuria mbeten pjesë e pandashme e tij, pavarësisht rolit të ri që mund të marrë.
Lloga falënderon aktivistët e Aleancës për Shqiptarët, votuesit e Frontit Europian dhe Besëlidhjes, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në përgjegjësitë si sekretar i përgjithshëm dhe nënkryetar i partisë. Ai lë të hapur një rol publik më të lirë, “pa koreografi”, siç e përshkruan vetë.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka ende nevojë për guxim, maturi dhe punë të përbashkët për t’u ngritur si shtet i barabartë për të gjithë.
The post Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .