Kreu i VMRO-DPMNE paralajmëron pranverë “maqedonase” interesante!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se kjo pranverë do të jetë pranverë maqedonase interesante.
“Do të jetë interesante kjo pranverë maqedonase, duhet të ndiqet me kujdes dhe do të shihen rezultatet e asaj që do të pasojë”, theksoi Mickoski në një bisedë telefonike për televizionin “Dielli”, përcjell portali Plusinfo.

Ai duke komentuar protestën e së dielës tha se qytetarët dolën masivisht për ti dhënë mbështetje personave që u dënuan padrejtësisht për vepra që nuk i kanë bërë, dhe pra për vepër terr orizëm ashtu si u dënuan.

Mickoski tha se ka pakënaqësi të madhe popullore dhe se qytetarët po përballen me padrejtësinë që është e pranishme në këtë shoqëri, krizën në shëndetësi, arsim, sidomos farsën që po e servon ministrja e arsimit me librat.
Kreu i VMRO-DPMNE theksoi se pushteti aktual do të pësoj goditje qoftë në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Sipas tij, njerëzit e këtij pushteti nuk kanë cfarë të ofrojnë, por vetëm po rrënojnë shtetin duke e kthyer prapa. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey