Krevatet bosh, njerëzit të tmerruar/ Pamjet nga spitali i Durrësit pas rënies së zjarrit (FOTO)

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zjarrin që ra natën e kaluar në godinën kryesore të spitalit rajonal të Durrësit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit elektrik nga vendosja e ngrohëseve.

Ndërkohë, pas zjarrit dhe kryerjes së veprimeve hetimore nga grupi hetimor, spitali pritet të përfshihet në një proces pastrimi dhe sistemimi për të kthyer pacientët në pavionet e krahut funksional të godinës.

Ndërsa do të nisë së shpejti dhe riparimi i rrjetit të dëmtuar elektrik në pjesën e godinës ku ra zjarri.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey