Kristi e nguc me mesazhe erotike, Jori nuk dua më shumë së shoqëri

Krist Dragot Alija, zuri vendin e dytë në Big Brother VIP Albania, por duket se nuk po gjënë rehati pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ylli televiziv sa ishte në shtëpi krijoi një lidhje me Kejsi Medinin, por që ishte Kejsi ajo që i dha fund lidhjes – pavarësisht se Kejsi u […]

Korrik 18, 2023 - 12:50
 0  10
Kristi e nguc me mesazhe erotike, Jori nuk dua më shumë së shoqëri

Krist Dragot Alija, zuri vendin e dytë në Big Brother VIP Albania, por duket se nuk po gjënë rehati pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ylli televiziv sa ishte në shtëpi krijoi një lidhje me Kejsi Medinin, por që ishte Kejsi ajo që i dha fund lidhjes – pavarësisht se Kejsi u pa xheloze në Kristin gjatë emisionit të fundit të “Kepi i VIP-ve” – që moderohet nga Kiara Tito e që është personi i dytë më i përfolur pas burrit të saj tashmë, Luiz Ejlli.

E pas daljes nga Big Brother, Kristi duket se ka shqetësuar modelen dhe balerinën, Jori Delli.

Këtë e ka konfirmuar në “Kepi i VIP-ve” vetë Jori, e cila ka thënë se Kristi pas daljes i ka dërguar asaj mesazhe erotike.

“Ai me ka dërguar mesazhe erotike, por ia kam bërë të qartë që nuk dua diçka më të, më shumë së shoqëri”, ka thënë modelja.