Krizë demokracie në Ballkanin Perëndimor

Nga Fejzi Hajdari

Diktaturat ne Ballkan, me heshtjen e saj te pakuptimtë dhe me ledhatim, ‘i ka instaluar’ dhe po vazhdon t’i ‘mbeshtes’ Bashkimi Europian (BE), gjykuar sipas zhvillimeve te fundit. Si mund te shpjegohet ndryshe fakti qe lidershipi i shteteve te rajonit duke filluar nga Shqiperia, pjesërisht Maqedonia, deri dje edhe Bullgaria, biles edhe Mali i Zi, sot Serbia, Hungaria, Republika Serpska etj., thjeshtë tanimë gatise dy dekada me radhë nuk po arrijnë t’i nderrojne pushtetet, edhe pse shtetet ne fjale po perjetojne megaskandale dhe ikje masive migrim masive te popullates.

Rama, Vuciqi, Orbani, Dodiku, deri dje Gjukanoviqi, Borisov etj., jane bere sinonim të lidereve, te tipit: “I po Tito, Tito!”
Kjo eshte nje deshmi alarmuese, se BE-ja me sjelljen e sajë, indiferencen dhe inferioritetin, ka bere që të njejtët te ngelin ne pushtet me nga 3-4 mandate.

Pikerisht diktatura qe eshte bere sinonim i Putinit, viteve te fundit nepermjet lidershipit te sojit e llojit ne Ballkanin Perendimor, po bënë qe gjithnje e me teper ne keto shtete, te rritet ndikimi i Rusise, e me kete edhe inkurajimin e diktatures (te diktatoreve) ne shtetet ku nuk ka ndryshim pushtetesh, tani dy dekada me radhe.
Diktatura e ushqen diktaturen, kurse keto regjimi i ‘hanë’ bijtë e tyre.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey