Kroos: Mungojnë ushqimi dhe uji i pijshëm

Ylli i Gjermanisë dhe Real Madrid, Toni Kroos, ka folur për rreziqet e punëtorëve në Botërorin 2022.
Mesfushori ka folur në podcast-in e tij “Einfach mal Luppen” ka folur për ndikimin që do të ketë ky botëror për njerëzit e thjeshtë, punëtorët.
“Mendoj se zgjedhja për ta zhvilluar këtë turne pikërisht atje është e gabuar. Shumë punëtorë të Katarit dhe shumë të tjerë të vendeve të tjera do të duhet të punojnë pa pushim, në disa raste me temperatura mbi 50 gradë”, ka thënë gjermani.
Kushte aspak të mira, përkundrazi. “Vuajnë nga mungesa e ushqimit, e ujit të pijshëm, kryesisht për shkak të temperaturave”, ka vazhduar Kroos.
Për sa i takon bojkotit të mundshëm, të sugjeruar nga Norvegjia dhe disa shoqata për të drejtat e njeriut, Kroos është shumë skeptik:
“A do të shërbente për të përmirësuar situatën e punëtorëve? Nuk besoj”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey