KRRE: Miratohet vendimi për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) miratoi vendim, me të cilin faturat e energjisë elektrike të furnizuesit universal EVN HOME do të ulen në mënyrë të parëndësishme, me zbatimin e ndryshimeve të Ligjit, me të cilat, TVSH-ja për energjinë elektrike do të ulet nga 18 % në 5%.

Në seancën kryesore të mbajtur, rregullatorët miratuan të hyrat e rregulluara maksimale dhe çmimet e elementeve përllogaritëse për kryerjen e veprimtarisë energjetike të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, të cilët i furnizon furnizuesi universal EVN HOME SHPK Shkup.

“Tarifa e lirë mbetet në fuqi gjatë intervaleve të ditës dhe të natës si deri më tani, ndërkaq faturat e energjisë elektrike praktikisht do të mbeten të pandryshuara me miratimin e ligjit, me të cilin do të ulet TVSH-ja për energjinë elektrike“, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Me vendimin e miratuar, garnatohet siguria dhe stabiliteti i dërgesës së energjisë elektrike. Nga 50 denarët e kërkuar për çdo faturë të energjisë elektrike prej 1000 denarësh nga të gjitha kompanitë energjetike që i rregullojmë, janë miratuar 6 denarë. KRRE-ja nuk mund të ndikojë tek elementet e tjera të çmimit përfundimtar, siç janë: importi i rrymës, i cili në gjashtë muajt e parë ishte 32 milionë euro, margjina e EVN Home, shpenzimi për burimet e rinovueshme, i cili është rritur për 1,5 milionë euro, çmimi i CEMV (ESM), i cili në krahasim me vitin e kaluar është rritur mesatarisht për 2,5%.

“Ulja e TVSH-së është zgjidhje e mirë, por nevojitet përgjigje sistemore – të zgjerohet përfshirja e kategorive të ndjeshme që marrin subvencione për faturat e energjisë elektrike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey