Kryemadhi: Jemi gati për reformën zgjedhore, por Rama…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj në Elbasan. Në fjalën e mbajtur, Kryemadhi hodhi një sërë akuzash në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi theksoi se miratimi i reformës zgjedhore do t’i jepte fund krizës politike, por sipas saj është Rama që nuk e dëshiron implementimin e saj, pasi ka frikë nga zgjedhjet.

Më tej ajo pohoi faktin se ishte në një linjë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për reformën zgjedhore.

“Sot Shqipëria po kalon një situatë të vështirë, 2019-a një nga vitet më të vështira që kaloi Shqipëria. Kaluam fatkeqësinë e 26 nëntorit, nga tërmeti fatkeq që solli viktima në njerëz si rezultat i një papërgjegjshmërie të shtetit. Përgjegjësia e mungesës së shtetit, së respektit ndaj qytetarit ka qenë një nga problemet e qeverisjes.

Si përmallohej kryeministri, puthe duar e ballë viktimash, sot më 12 janar qytetarë pa shtëpi vijojnë jetojnë në çadra, të tjerë kanë dalë nga hotelet, duke u tallur me bonusin qesharak të qirave. Kësaj qeverisje i ka munguar dashuria për njerëzit e vendit të saj. Korrupsioni është ai që e ushqen pafundësisht këtë qeveri, që blen mediat, heshtjen e qytetarëve. Nëpërmjet korrupsionit bllokohen reforma të rëndësishme për vendin.

Ne si LSI deri më sot kemi qenë në kuadrin e denoncimit, por sot marrim përsipër përgjegjësitë tona si parti politike. Nuk është rëndësia tek numri i votave, por tek përgjegjësia dhe angazhimi ndaj qytetarëve. Ne i kem i përballuar përgjegjësitë. Ne angazhohemi për çuarjen deri në fund të reformave. Hapja e negociatave është një na prioritetet kryesore, jo vetëm e LSI por e 99% të shqiptarëve. Do dëshiroja të flisnim gjatë për këtë proces, por do të vazhdojë hap pas hapi. Bundestagu dhe Këshilli Evropian i ka bërë të qarta kushtet. Duke filluar me miratimin e reformës zgjedhore, për t’i dhënë fund krizës politike.

Është e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë. Jemi të gatshëm për të paraqitur propozimet tona, dhe janë gati. Ka një njeri që nuk do që kjo të eci, se duke mbyllur reformën zgjedhore, atij i vjen hapi i dytë, që janë zgjedhjet”, deklaroi Kryemadhi.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey