Kryeministër trego çfarë jeni marrë vesh me Mickovski dhe…

Diana Tahiri

Kryeministri paska thënë sot se propozimi për ligjin për shtetësi, nga ASh/ AA, pasi e ka lexuar, nuk qenka ashtu si janë marrë vesh gojarisht me Selën. As nuk e dimë si janë marrë vesh, as se çfarë përmban propozimi, përveç se pas takimit mes këtyre dy palëve, kjo pjesë e opozitës u tërhoq nga bllokimi i Kuvendit, gjegjësisht, e mbajti fjalën.
Gjithashtu, nuk e dimë se çfarë marrëveshje arritën në takimin me Mickoskin, përveç se e shtynë regjistrimin e popullsisë me arsyetimin e njohur – të mos rrezikohen qytetarët nga pandemia dhe si rezultat i kësaj marrëveshje, të zhbllokohet puna e Kuvendit.

Këta të dytit vazhduan me bllokimin e Kuvendit, organizuan protesta sikur nuk ka pandemi, dhe vazhdojnë me retorikën e njëjtë si para takimit të famshëm.
Pa le të na tregojë kryeministri se për çfarë janë marrë vesh edhe me të parët edhe me të dytët, ta ndajë dhimbjen me ne, ne ndoshta dukemi se hamë bari, por nga pak edhe kuptojmë, madje kemi mirëkuptim për njerëzit që vazhdimisht janë viktima të abuzimit të besimit te tjerët!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey