Kryeministri britanik pastron rrugët e Anglisë (FOTO)

Sharing is caring!

Kryeministri Boris Johnson ka mbërritur në Derbyshire-in e goditur nga përmbytje masive teksa pjesë të tëra të Britanisë u përballën me një kaos të vërtetë prej kushteve te ashpra të motit.

Trupi I pajetë i një gruaje u nxor mes ujërave të përmbytjeve , disa drejtues mjetesh u bllokuan brenda makinave të tyre nga vërshimi i ujërave e një grup njerëzish u detyruan të flinin gjatë natës në një qendër tregtare.

Johnson mbërriti vetë në zonë për të parë nga afër situatën e nuk ngurroi të merrte shtupën e t`i hynte pastrimit bashkë me të tjerët gjatë vizitës së tij në Matlock.

Gruaja që vdiq, ishte rrëmbyer nga uji pas atyre që banorët e South Yorkshire I përshkruan si “reshje biblike“. Pamjet e marra nga ajri treguan skena shkatërrimi në Doncaster, ku banorët thanë se uji kishte mbërritur aq shpejt, sa nuk pothuajse nuk kishin pasur kohë të reagonin.

Sharing is caring!

Loading...
shares