Kryeministri bullgar për incidentin në Manastir: Dikush po provokon dhe ka qëllim destabilizimin

Kryeministri bullgar Kiril Petkov dënoi ashpër djegien e hyrjes së Qendrës Kulturore “Ivan Mihajlov” në Manastir.

Ai falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për reagimin e shpejtë dhe theksoi se pret që autoritetet maqedonase të kërkojnë dhe ndëshkojnë autorët e këtij, siç e quajti, akt vandalizmi.

“E dënoj fuqishëm djegien e Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir, e cila është një përpjekje për të provokuar dhe destabilizuar marrëdhëniet me fqinjët tanë, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov lidhur me djegien e Qendrës së Kulturës në Manastir.

Sipas Petkov, qeveria bullgare do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur të drejtat e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe për të mbështetur aktivitetet e saj.

E ardhmja e rajonit, shtoi Petkov, nuk duhet të mbahet peng i përpjekjeve për të destabilizuar grupet keqdashëse të margjinalizuara.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey