Kryeministri Kurti bën homazhe për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn, viziton edhe familjen Dehari në ditëlindjen e Arbnorit

Kurti bën homazhe për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn, viziton edhe familjen Dehari në ditëlindjen e Arbnorit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka bërë homazhe te varrezat e heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka vizituar edhe familjen Dehari, pasi djali i tyre Arbnori kishte ditëlindjen, ai vdiq në rrethana ende të pasqaruara.

“Deri në rënien e tyre heroike Iliri dhe Dr. Haziri kanë qenë punëtorë të luftës çlirimtare dhe luftëtarë që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme. 23 vjet pas rënies së tyre ia kujtojmë vetes si qeveri e institucione rrugën dhe sakrificën e tyre, gjithnjë për hir të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë”.

“Nëna Xhemile na e dha për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbnorit. Babai i tij Avniu në rininë e tij dukej porsi Arbnori aktivist i VETËVENDOSJE!-s, kurse nëna Xhemile porsi vajza e saj Albana sot, motra e Arbnorit dhe Astritit!”, ka shkruar Kurti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey