Kryeministri Kurti për Liqenin e Ujmanit: Kjo është çështje e mbyllur në ish-Jugosllavi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit është pronë e Kosovës dhe nuk e ka përmendur fare Raportin e SHBA-së për ndarjen e tij sipas modelit të Lumit Colombia mes SHBA-së dhe Kanadasë.

Kurti ka thënë se liqeni është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe se Serbia ka pasur rastin të ankohet atëherë.

“Është liqen artificial i Kosovës, them artificial dhe jo natyral. Pasi nuk është se kufiri ka rënë në liqenin natyror por është një liqen i ndërtuar. Ai është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është konsideruar çështje e mbyllur atëherë. Nuk është ankuar Serbia andej, atëkohë. Pra, nuk mund të diskutojmë për një çështje e cila është e mbyllur. Kosova nuk ka qenë republikë por njësi autonome dhe element në Federatë. Është çështje e mbyllur nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpytje pronësia. Ekspertët tanë janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe ne natyrisht që do të përdorim argumenetet të cilat do të jenë në favor të sovranitetit tonë. Aty në marrëveshje ka qenë fjala “share” do të thotë dicka që e ndan së bashku. Unë nuk jam në favor të komisioneve të përbashkëta “Kosovë-Serbi. Unë tani po e shoh në samite ndërkombëtare për gjithçka kemi problem. Qeveri apo ëprfaqësues. Qytetar apo vendas. Jemi futur në debate terminologjike. Unë kam thënë që të mos evitohet Elefanti në Dhomë. Pasi nëse e eviton ai vetëm rritet. Megjithatë kjo nuk u pranua pasi duket se pala tjetër është mësuar ndryshe me ata para nesh”, ka thënë ai në RTK.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey