Kryeministri Kurti: Qeveria është e përkushtuar që të përmirësojë efiçiencën e energjisë

Kurti thotë se qeveria është e përkushtuar që të përmirësojë efiçiencën e energjisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është pritur në takim nga Kadri Simson, Komisionere e Bashkimit Evropian për Energji.

Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efiçiencën e energjisë dhe të diversifikojë energjinë, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër duke u siguruar që vendimet janë të informuara mirë dhe realiste.

Ai tha se kjo është çështje kapitale që kërkon konsensus të gjerë shoqëror.

Më tej, shefi i qeverisë kosovare e njoftoi komisioneren Simson me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, planet për rishikimin e politikave në energji sipas direktivave të Bashkimit Evropian, dhe mbështetjen që do t’iu ofrohet bizneseve që promovojnë efiçiencën e energjisë dhe ruajnë ambientin.

Kosova është pjesë e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë për të cilin kryeministri tha se duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey